Trajneri i Milan-it, Gennaro Gattuso, nuk ka qenë i kënaqur me barazimin pa gola të marrë në fushën e Lazio-s në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë.

“Ka qenë një hap mbrapa në krahasim m e ndeshjet e fundit, por e dinim se kjo sfidë do të vendosej në 180 minuta”, ka thënë trajneri i kuqezinjve.

“Kishim përballë një skuadër shumë fizike, që nxjerr gjithmonë katër ose pesë lojtarë përpara, kështu që mendoj se kemi bërë mirë në mbrojtje”.

“Fatkeqësisht, kemi bërë shumë gabime në 16 metrat e fundit dhe nuk e kemi shërbyer në asnjë moment Piatek-un. Correa ka mbuluar gjatë gjithë kohës Bakayoko-n dhe ne duhej të kishim provuar të luanim me mesfushorët e tjerë, por tentuam ta çanim Lazio-n vetëm nga qendra”, u shpreh Gatuzo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb