Ishulli britanik “vlonte” nga zërat të cilat flisnin se Maurizio Sarri do shkarkohej nga stoli i Chelsea në rast humbje kundër Tottenham. Hijet e shkarkimit mbetën thjeshtë në kuadrin e thashethemeve pasi blutë siguruan një fitore të pastër 2-0 kundër “gjelave”, një sukses që i jep të drejtë teknikut italian ta bëjë gjumin e qetë, të paktën për momentin.

Chelsea 2 0 Tottenham Report Ratings Reaction As Blues Ease Pressure On Maurizio Sarri
Chelsea 2 0 Tottenham Report Ratings Reaction As Blues Ease Pressure On Maurizio Sarri

Ai që vijon të zhgënjejë mbetet Higuanin, sërish argjentinasi nuk arriti të linte gjurmë. Një gol i Pedro në minutën e 57-të dhe një super autogol i Trippier afrojnë edhe më shumë Chelsen me europën. Në përfundim të derbit londinez Sarri u ndal fillimisht mbi zërat që flasin për shkarkimin e tij:

5c7711dcbf451
5c7711dcbf451

“Duhet diçka më shumë se kaq për të më prishur gjumin. Kam folur me drejtuesit e klubit dhe më kanë siguruar se nuk ka asgjë të vërtetë mbi ato që shkruhen, më duhet ti besoj. Kepa? Bëri një gabim dhe e pagoi. Tani nuk duhet ta masakrojmë. Është e vërtetë që kemi kaluar një muaj shumë të vështirë por kemi pasur dhe një kalendar shumë të vështirë. Në dy tre ndeshjet e fundit kemi gjetur ekuilibër mbi të gjitha në mbrojtje, po ngrihemi, u shpreh Sarri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb