TIRANE

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i është përgjigjur djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha lidhur me vendimin e gjykatës në Florida për dosjen ‘Gërdeci’. Duke iu përgjigjur interesit të medias, Balla tha se vendimi i drejtësisë amerikane duhet të jetë mësim i mirë për drejtësinë e re shqiptare që po lind, ndërsa apeloi Shkëlzen Berishën të jetë i disponueshëm për t’u gjykuar dhe rihetuar

“Nuk ka asnjë dyshim për këdo që ka lëxuar vendime gjykata edhe për drejtësinë shqiptarë vendimi i gjykatës së floridas është një model i një qasje se si duhet të ketë edhe drejtësia e re që po lind në Shqipëri, qasjen përkundrejt tragjedisë së Gërdecit, ku humbën jetën 26 qytetar të pafajshëm, nga një krim shtetëror. Cdo shqiptar nuk ka dyshim sot që Gërdeci ka qenë një krim shtetëror, i organizuar nga kryeministri i asaj kohe nga falangat e tij, qofshin familjare apo në qeverisje.

Unë e kam lexuar me kujdes vendimin e gjykatës së Floridas dhe ajo që bie në sy në atë vendim është fakti që drejtësia merika konstaton faktin se në Shqipëri drejtësia është marrë me peshqit e vegjël dhe jo me ata që e organizuan e krijuan e mbështetën dhe përfituan financiarisht nga fabrika e vdekjes në Gërdec. Është mësim për drejtësinë e re shqiptare që po lind për mënyrën si duhet rihetuar cështja e Gërdecit. Dhë në këtë rast, nëse zotëria realisht pretendon se është i pafajshëm, t’i lerë llafet dhe të jetë i disponueshëm për t’u gjykuar dhe rihetuar ashtu sic e meritojnë të gjitë ata që mbajnë përgjegjësinë për vrasjen e 26 shqiptarëve të pafajëshëm të cilët ishin marrë në punë  nga ata që e kishin ngritur atë fabrikë vdekje. “ – u shpreh Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb