Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri teksa ka dalë nga gjykata e Posaçme, ku sot ishte seanca e radhës, pohoi se historia e gjyqit të tij është bërë qesharake për çdo nivel.

Teksa u pyet në lidhje me faktin nëse beson se do të marrë pafajësi, Tahiri heshti për pak çaste, ndërsa tha se ishte i vetmi që dha mandatin e tij për t’u hetuar.

“Se besoj se vlen të zgjatem. Ne folëm dhe kjo ishte e fundit. Tani do flas gjykata. Ajo që dini i keni parë dhe nuk ja vlen as të zgjatem. Kursejani dhe njerëzve gjithë këtë histori komike të gjyqit tim se është bërë qesharak për çdo nivel. Se s’ka as terezi që të dëgjoi këto gjëra. S’ka ndryshuar asgjë. Ata thanë të njëjtat gjera, ne të njëjtën gjë. Unë nuk folur shumë gjatë gjithë kohës që kam qenë i akuzuar për të respektuar drejtësinë. E kam bërë dhe në respektim të asaj që e konceptoj. Jam i vetmi që kam dhënë mandatin tim si deputet, pasi mund të vija këtu siç kanë bërë të tjerët para meje.”, tha Tahiri.

Mësohet se gjykata do të japë vendimin për Saimir Tahirin më datë 24 qershor, në orën 09:30.


(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb