Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare Erl Murati dhe gazetari i njohur Ben Andoni ishin të ftuar të rubrikën “Opinion” në “News 24” për të folur për kushtet që Bundestagu gjerman ka vendosur ndaj Shqipërisë , me qëllim që më pas të hapen negociatat.

Murati deklaroi se Maqedonia Veriore ka dhënë prova se e ndëshkon klasën politike, duke pasur këtu parasysh dënimin e ish-kryeministrit Nikola Gruevski me 2 vjet burg për shpërdorim detyre dhe më pas dënimin e ish-kryeprokurores së Përgjithshme Katica Janeva. Ai shtoi se Shqipëria nuk e ka bërë këtë, nuk ka ndëshkuar klasën politike.

Gazetari Andoni vlerësoi se në Shqipëri vijon kultura e pandëshkueshmërisë në nivele të larta të politikës, ndërsa se vendi ynë gjendet ne një situatë realisht të vështirë.  Andoni tha se 18 tetori duket afër dhe vështirë të ndodhë “mrekulli” për kaq pak kohë.

Erl Murati: Dë thotë se kemi kushte shtesë. Bundestagu ka vënë 9 kushte. Si kusht është vendosur edhe dënimi i personave të dyshuar për shit-blerje votash. Ankesat e opozitës janë dëgjuar, së paku pjesërisht. Reforma Zgjedhore si kërkesë ka qenë e vazhdueshme dhe e paplotësuar nga ana e Shqipërisë dhe unë besoj se do të mbyllet së afërmi. Unë besoj se reforma zgjedhore do jetë e gatshme brenda zgjedhjeve parlamentare të 2021. Sa i takon SPAK dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, u tha se ata mund të nisin punë më shtator ose nëse shtyhet, SPAK mund të funksionojë për 2 a 3 muaj. Mirëpo, konsensusi duket larg. Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë janë problematike.

Ben Andoni:  Steka e vettingut është ngritur lart, e prandaj pak gjyqtarë ka që garojnë për në Gjykatë Kushtetuese dhe atë të Lartë. Shqipëria është në moment të vështirë. Shqipërisë i është kërkuar reforma në drejtësi. U vendos për Shqipërinë që të jetë si eksperiment me reformën në drejtësi. Maqedonia pati fatin e madh dhe zgjidhi çështjen e emrit. Ajo ditë kur janë ngritur 140 kartonë ka qenë disi problematike, sepse duhej të merrej parasysh karakteri shqiptar. Shqipëria nuk ka vendosur “të përfolurit” pas hekurave. Shqipëria nuk jep dot prova deri me 18 tetor. Zgjidhja mendoj se mund të vijojë nga kryeministri Rama. Vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Të mendohet për Reformën Zgjedhore.

Maqedonia e Veriut dënoi politikanë. Ne kemi kulturën e pandëshkueshmërisë. Këtu askush nuk ka marrë përgjegjësi, edhe pse ka probleme të shumta t6ë brendshme.

Erl Murati: Maqedonia e Veriut ka gjithashtu korrupsion sa Shqipëria, 36 është vlerësimi. Nga pikëpamja e pandëshkueshmërisë ne jemi kampion të Europës, ndërsa Maqedonia e Veriut ka dënuar Gruevskin, ka dënuar Janevën, ish-kryeprokurore. Maqedonia e Veriut ka goditur politikën dhe gjyqtarët e njerëzit e drejtësisë. Maqedonia e Veriut guxoi të godasë klasën politike.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb