Inxhinierë dhe shkencëtarë nga ushtria amerikane po punojnë për të krijuar inde biohibride që do të përdoren për të ndërtuar muskuj të gjeneratës së re, të aftë për t’u bashkuar me komponentët mekanikë të një makinerie.

Kjo degë e bioinxhinierisë është relativisht e re, pasi studimi i parë mbi indet biohibiride daton në fund të viteve 1990 dhe materialet e para u zhvilluan rreth 10 vjet më parë.

Qëllimi i këtyre kërkimeve është që të zhvillohen makina krejtësisht të reja, të afta për performancë të ngjashme me ato të sistemeve biologjike, pra kafshëve.

Dean Culver, një nga shkencëtarët që është përfshirë në këtë kërkim për ushtrinë amerikane, jep shembullin e ujkut.

Ai mund të bëjë qindra kilometra pa ngrënë, në çdo lloj terreni dhe në kushte ekstreme klimatike.

Prandaj, Culver dhe ekipi i tij po mendojnë për indet biohibride që shfrytëzojnë karakteristikat mekanike të muskujve (siç është fleksibiliteti) si dhe ato biologjike, të tilla si aftësia për të kombinuar substanca, si sheqernat, në energji dhe për rrjedhojë në lëvizje.

Ideja është që të zhvillohen makineri më efikase nga pikëpamja e konsumit, por edhe më fleksibël në mundësitë e përdorimit, për shembull të afta të vrapojnë me shpejtësi të madhe në terrene të ndryshme, ashtu si një kafshë që përshtat muskujt dhe qëndrimin ndaj vrazhdësisë së toka për të mos rënë.

Sipas Culver, kërkimi ushtarak (si gjithmonë) do të udhëheqë rrugën për aplikimet e reja, të qëndrueshme të kësaj teknologjie, të cilat, më pas, mund të kenë pasoja në fushën civile.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: