Një video e cila po përhapet masivisht në rrjetet sociale, tregon për qëndrimin e një hoxhe ndaj parfumosjes së femrave, apo kujdesit të tyre për veten. Në materialin e publikuar, i cili po kthehet në një video humori dhe gallate në rrjetet sociale, hoxha thotë se “femrat nuk lejohet të parfumosen”.
“Femrës nuk i lejohet të parfurmoset ose zbukurohet veçse pranë burrit të saj. Parfumosja e femnës është një mëkat i madh. Çdo femër që del nga shtëpia dhe burrat e huaj ia nuhasin erën e parfumit, ajo femër kthehet në shtëpi si lavire. Rujna zot”, thotë hoxha.
(el.sp/BalkanWeb)