Kryetari i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, u pyet për lëvizjen e shqiptarëve në kohë të pandemisë.

Brataj theksoi se nuk beson se do të ketë më tej pengesa me vendim nga qeveria për lëvizjen e popullatës shqiptare, ndërsa shtoi se gjithçka varet nga situata epidemiologjike.

Skënder Brataj: Nuk besoj se do ketë më pengesa më tej për shqiptarët. Do jenë masa normale, ashtu siç ndodh për të gjitha shtetet. Pasaporta e vaksinës do të jetë një avantazh.

Nuk varet nga Shqipëria se çfarë masash merren, por nga situata e epidemiologjike.

 

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb