Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në News24 , u ngrit pikëpyetja nëse mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, është krijuar ose po krijohet një ngërç, për shkak se nuk bien dakord për primaret.

Anëtar i Kryesisë së PD Arben Ristani, mohoi se mes PD dhe PL ka një krisje, ndërsa shtoi se primaret janë e vetmja formë demokratike për të zgjedhur kandidatët. Ai tha se PL dhe PD do të dalin me një kandidat të përbashkët, që do të zgjidhet nga primaret.

Për këtë procedurë, analisti Arion Sulo, kërkoi të dinte më tepër sesi është e mundur që të zgjidhjet një kandidat PL nga primaret e PD.

Pjesë nga diskutimi:

Ka një ngërç mes PD dhe LSI sa i takon zgjedhjes së kandidatëve përmes primareve?

Ristani: Nuk shoh të ketë ngërç, por primaret si të tilla PD i ka në statut. Nuk ka diskutim dhe nuk mund të ketë nëse PD do t’i zgjedhë apo jo kandidatët me primaret. Meta nuk u shpreh kundër primareve por tha se do ngelë në mëndje cilësia e tyre. Nuk i vuri në dyshim. Është një gjë që po ndodh për herë të parë në Shqipëri. Patjetër nga mënyra si do zhvillohet do lerë dhe përshtypjet.

Së bashku Meta dhe Berisha deklaruan se janë marrë vesh dhe që theksi do të jetë tek këshillat bashkiak. Kanë rënë dakord që do të jetë opozita me një kandidat. Mund ta kthesh sinkronin që ka thënë se kemi rënë dakord që kemi një kandidat?! Ajo që mund të them unë është se diçka që po ndodh për herë të parë si primaret është e kuptueshme të ketë skepticizëm, por jemi të vendosur që do vazhdojmë në këtë rrugë.

Ne kemi detyrë t’i tregojmë kësaj shoqërie sesi demokratizohet një shoqëri. Do ta bëjmë ne që të jemi flamurtar të demokracisë. Do kemi një kandidat të përbashkët dhe do dalë nga primaret”, tha Ristani.

Sulo: Por si do dalë ai i PL?

Ristani: PD do zhvillojë primaret e veta, do shohim kush do dojë të garojë, mund të garojë dhe një qytetarë…

Sulo: Si do votohet kandidati i PL në primaret e PD?

Ristai: Kështu del me votë, ne nuk kemi alternativë tjetër veç votës. Mund të ndodhë dhe kështu, mund të jetë dhe një cilësi shumë e mirë që mund të biem të gjithë dakord. E kuptoj skepticizmin tuaj.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: