Anëtari Komisionit të Rithemelimit Arben Ristani, në rubrikën “Opinion” në News24 foli për garën elektorale të 14 majit.

Sa i përket deklaratave të kryeministrit Edi Rama se në qarqet ku do fitohet nga PD nuk do ndihmohen, ai tha se është një deklaratë e kundërligjshme dhe se sipas tij kjo tregon edhe mungesën e shtetit.

“Një shprehje tallëse, cinike e kundërligjshme që tregon zhveshur ashtu siç është kryeministri shqiptar”, tha ndër të tjera Ristani.

Gjatë kësaj interviste, Ristani tha se është parë haptazi që administrata është përdorur nga mazhoranca gjatë fushatës.

“Fushata ka qenë e qetë në përgjithësi me përjashtim të përdorimit të administratës publike për shfaqje elektorale. Por ditët e fundit kanë filluar të lëvizin të dhënat për lëvizje të parave, por ende nuk kemi prova. Por në përgjithësi situata është e qetë. Ndjehet një ndryshim nga vitet e kaluara. Sa i përket përdorimit të administratës publike kjo dihet, pjesa tjetër ende nuk ka të dhëna për përdorimin e grupeve kriminale. Mazhoranca mundi të marrë bashkitë në të gjithë vendit për shkak të gabimit të madh të bërë nga PD në 2019. Besoj që opozita sot ka më tepër terren është e organizuar mirë dhe besoj se do të fitojmë disa nga bashkitë”, tha më tej ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb