Anëtari i Kryesisë së PD, Arben Ristani i ftuar në emisionin ‘Open’News24 ka folur për skenarin e 3 marsit.

Ristani u shpreh se Partia Demokratike është duke u sulmuar nga aristokracia dhe se ligji po zhbëhet.

“PD si parti opozitare është nën sulm nga aristokracia për tu zhdukur dhe më vjen keq që pjesë janë dhe mediat. Kjo i shërben vetëm autokracisë. Po zhbëhet ligji. Do ktheheni te Enver Hoxha, dhe duket qartë që kjo është sulm ndaj opozitës dhe pluralizmit”, tha Ristani.

Ndërsa analisti Fatos Lubonja tha se në 3 mars do të ndahet shapi nga sheqeri dhe se PD do të hyjë në zgjedhje me këtë logo ose me një tjetër.

“Dikur thoshte që e marr me demokratët e Laçit, sot i ka marrë Rama. Ky është problemi që nuk po destabilizohet vendi sa që të ndërhynë ndërkombëtarët. Unë them që do hyjë në zgjedhje me logo ose me një tjetër. Do ndahet shapi nga sheqeri. Ata janë korporata që mbante Rama. Kjo ka qenë PD për fat të keq. Do jetë  një situatë më degraduese për politikën shqiptare, edhe opozitën po ashtu. Është një situatë e paparashikueshme. Do vijë degradimi. Demokracia është dialektikë, mos të presësh të vijnë njerëzit nga qielli. Ndryshe ka vetëm diktaturë, tirani e cila degradon dhe bie, ku lindin këta që janë, llumet. Jam i paqartë se çdo të ndodhë por në tërësi shoh një degradim”, tha Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb