Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetarin kosovar, i cili i tha se kryeministri shqiptar po punon për të shkarkuar Albin Kurtin.

Menjëherë, Rama ka ndërhyrë dhe i ka ndërprerë fjalën gazetarit, duke i thënë se qeverinë Kurti mund ta rrëzojë vetëm një protestë e qeverisë së tij.

Gazetari: Po punoni për të shkarkuar Kurtin…
Rama: Nuk do e mbarosh pyetjen.
Gazetari: është e drejta ime.
Rama: Dëgjon këtu, qeverinë Kurti mund ta rrëzojë vetëm një protestë e qeverisë së tij. Kështu që nuk ka lidhje kjo. Tani vazhdo me pyetjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb