TIRANE

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri ditën e djeshme ka qenë e ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Rudina”, ku tregoi se prej tre javësh është izóluar në banesën e saj në Shkup së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Ndër të tjera Adelina regoi se ka humbur një të afërm për shkak të virusit vdekjeprurës. Këngëtarja shton se pas vdekjes së tij filloi të frikësohej edhe më shumë pasi atëherë e kuptoi që është një situatë ku rrezikohen të gjithë.

“Ne në izolim kemi tre javë të plota mund të them, por kete javën e fundit e kemi marr më seriozisht. Të afërmit tanë thoshin hë se nuk është gjë, derisa filluan të jenë viktima në këtë shtet.

Ne humbëm një njeri të afërm tonin që e përjetuam shumë keq para dy ditëve. Po në Greqi, ishte shok shumë i mirë i bashkëshortit. Ne ishim para dy muajve me të dhe sinqerisht nuk e prita dhe nuk di si të them. Të them sinqerisht fillova dhe më shumë të frikësohem sepse kur e përjeton në ndonjë të afërm, e përjeton dhe më keq dhe atëherë e kupton që me të vërtetë ka diçka që ne rrezikohemi të gjithë. Sepse asnjëri nga ne nuk e di se çfarë imuniteti kemi dhe çfarë organzimi kemi dhe si e pret atë virus.

Dua të them të mos jemi egositë, duhet të mendojmë dhe për të tjerët, për prindërit tanë, për njerëzit përreth neve dhe të mundohemi të izolohemi për të mirën e të gjithëve, jo vetëm për të mirën tonë”, eshte shprehur ajo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: