TIRANE– Çështja e administrimit të pallateve ka qenë tema e emisionit “Njerëz në Fokus” në “News24”. Mbrëmjen e sotme është trajtuar çështje e një pallati në rrugën e Dibrës, ku administratori dhe banorët kanë parashtruar shqetësimet e tyre.

Pasi është njohur me problematikat kryesore të banorëve, dhe i është kërkuar që të certifikohet nga Bashkia e Tiranës si administrator i pallatit, ai ka dhënë dorëheqjen “live” në emision. Ai tha se për shkak të moshës dhe gjendjes fizike e pa të pamundur të ndjekë gjithë problematikat e banorëve, apo të jetë personi që do parashtrojë kërkesat e tyre në Bashki.

Sakaq, banorëve iu është bërë e ditur se duhet të caktohet një tarifë për mirëmbajtjen e pallatit.

Panelistët në emision janë ndalur tek mënyra sesi do të menaxhohet situata, për të garantuar mbarëvajtjen e procesit.

Erindi Bejko, drejtori i Përgjithshëm në Drejtorinë e Objekteve në Bashkëpronësi, Koordinimi i Njësive Administrative dhe Emergjencave Civile në Bashkinë e Tiranës, tha se pagesa për mirëmbajtjen e pallatit do të futet në faturën e ujit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb