Afrika regjistroi 15.147 raste të reja me koronavirus (COVID-19) dhe 693 vdekje gjatë 24 orëve të fundit, tregoi përditësimi i publikuar nga Qendrat Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Krahasuar me numrin e rasteve të reja të regjistruara gjatë fundjavës në Afrikë, shifra e sotme ishte një rënie e konsiderueshme prej mbi 3 mijë rastesh.

Numri i përgjithshëm i rasteve në gjithë kontinentin deri më tani ka arritur në mbi 8 milionë, ndërsa numri i të vdekurve në 303.603.

Nga pesë rajonet gjeografike, Afrika Jugore ka regjistruar më shumë se 3,8 milionë raste deri më tani, Afrika Veriore 2,4 milionë raste, Afrika Lindore 941 mijë, Afrika Perëndimore 626.800 dhe Afrika Qendrore 225.500.

Kontinenti me 1,3 miliardë banorë është ende duke u përballur me një mungesë akute të furnizimit me vaksina, kurse numri i njerëzve të vaksinuar mbetet më pak se 3 për qind, tha CDC e Afrikës, duke shtuar se nevoja për të rritur qasjen në vaksina mbetet kritike.

Numri i përgjithshëm i vaksinave të furnizuara në kontinent deri më tani ka mbetur 144,5 milionë, nga të cilat 111,3 milionë janë administruar.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb