Gazetarja e BIRN Aleksandra Bogdani e quajti prokurorinë të vonuar sa i përket aferës së inceneratorëve.

Duke folur në emisionin “Open” në News24 për paraqitjen e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi në SPAK, Bogdani deklaroi se nuk kemi të bëjmë me një njeri të vetëm, por janë të gjithë bashkë.

“Është shumë e qartë për të gjithë. Çdo procedurë ka qenë e paracaktuar. Tre persona me duar në xhepa kanë trokitur në dyert e qeverisë shqiptare. Përzgjedhja e këtyre njerëzve është shpërndarë në të gjithë kabinetin. Kërkesa e z/ Koka ka shkuar te disa ministra të asaj kohe, në kryeministri për sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë dhe të gjithë kanë thënë po mo dakord, pse jo. S’kemi nevojë të bëjmë as tendera. Nuk kemi asnjë ministër, asnjë sekretar të përgjithshëm, janë të gjithë bashkë, në fund fare shkon te vullneti i km që vazhdon t’i mbrojë këta njerëz dhe qeveria vazhdon të paguajë.
Agaçi në SPAK është një lajm neutral për mua, përderisa nuk dimë asgjë.
Jemi shumë vonë, prokuroria është shumë vonë dhe kjo e ka cenuar shumë besimin e publikut”, tha Bogdani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb