KOSOVE

Reperi i njohur shqiptar, Agon Amiga, pas shumë kohësh është prononcuar rreth përçarjeve që ndodhen brenda grupit ‘BabaStars’.

Në një lidhej direkte për emisionin “Vizione i Pasdites”, ai përball gazetares Evi Reçi, ka bërë të ditur se nuk mban më kontake me ish-anëtarët e label-it.

“Të them të drejtën nuk kam folur për këtë çështje, është ndërprerë aty ku është ndërprerë. Gjithçka është e kohës. Nuk di çfarë të them. Babastars ka qenë një nga label-at më të mëdhenj në Shqiptari mund të them.”

Në vijim, Evi i tha se “diçka duhet të ketë ndryshuar”. “Kanë ndryshuar shumë gjëra. Po ndryshon gjithë bota, pse edhe ne jo,” u përgjigj Agon Amiga.

Zërat e parë për një përçarje të Babastars lindën në fund të 2018-s dhe u përforcuan pas këngës së Agon Amiga-s, “Oh bir”, e cila u konsiderua si një diss ndaj Getoar Selimit, me të cilin Amiga bashkëkrijoi “Tingullin 3nt”.

Në dhjetor të 20180-s, Onat hodhi poshtë aludimet, mirëpo publikimi i këngës “Thirri Dajt” pa pjesëmarrjen e Agon Amigas, Skivit dhe Cozman, ngriti sërish dyshime.

Babastars u krijua në vitin 2011 nga bashkimi i “Tingulli 3nt” (Getoar Selimi & Agon Amiga) dhe “Skillz” (Ledri Vula & Skivi). Më pas, label-it iu bashkua edhe TDS (Majk & Onat) si edhe Cozman. I pari që u largua nga label-i ishte Ledri Vula, që pas një pauze vendosi të vazhdonte karrierën i vetëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb