TIRANE – Mesazhet seksi të shkëmbyera mes Afërdita Dreshajt dhe Agon Amigës në vitin 2015, bënë bujë në mediat rozë dhe madje u bënë shkak për shkatërrimin e një martese. Ndonëse në vitin 2016 Afërdita kishtë mohuar gjithcka këngëtari në një intervistë në atë periudhë rrefeu se modelja i kishte shkatërruar martesën me Egzona Sylën.

Por tashmë duhet se gjithcka ka mbetur në të shkuarën. Këngëtari i njohur i grupit “Babastars” dhe bashkëshortja e tij janë riktheyr sërish bashkë dhe vetëm pak ditë më parë ata u bënë prindër të një djali, të cilin e quajtën, Noel. Pak orë më parë Amiga ka publikuar foton e parë të të birit dhe ka shkruar disa fjalë emocionuese për këtë ndjesi që i ka falur ai.

“I bekuar nga Zoti. Nëse ekziston mrekullia, ai është biri im i porsalindur. Nëse pyesni kush është sot njeriu më i lumtur në botë, ai jam unë. Falenderimi i takon Allahut të madhërishëm që u bëra prind dhe më fali një djalë engjëll. Ndërsa fati si prind na buzëqeshi së bashku me mbretëreshën time, gruan time të dashur. Sakrifica dhe mundi i saj nuk paguhet me asgjë. Ti më dhe emrin prind dhe unë do të dua, dhe do të falenderoj deri në frymën e fundit. Mirë se erdhe NOEL,” –ka shkruar këngëtari në Instagram.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: