Ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga foltorja e Kuvendit dënoi sulmin e Rusisë në Ukrainë, që prej 12 ditësh vijon aksionin e pushtimit. Ministrja tha se Shqipëria dënon ashpër agresionin rus, ndërsa shton se pamjet e tmerrit në Ukrainë shqiptarëve iu kujtojnë imazhet e luftës së Kosovës.

“Ajo që askush nuk e mendonte as si mundësi të largët, ndodhi dhe po vazhdon të ndodh prej 12 ditë-netësh të gjata. në Europën e lirë më pak se një çerek shekulli, një shtet i pavarur, sovran dhe demokratik u sulmua nga një shtet fqinj. Shqipëria dënoi agresion, që ka një emër të vetëm, Vladimir Putin. Ukraina është bërë kryefjala e sotme e ankthit botëror. 1.5 mln qytetarë të Ukrainës janë larguar. Numri i tyre rritet dita ditës, ndërkohë që sulmi vijon. Për ne shqiptarët këto pamje zgjojnë kujtime të dhimbshme. Edhe ne kemi përjetuar kur regjimi i Millosheviçit sulmoi qytetarët kosovarë. dhe i sulmoi vetëm se ishin shqiptarë. Në atë kohë NATO e SHBA u vu në një beteje të madhe morale, se nuk kishte asnjë alternativë tjetër. Menduam se Kosova do të ishte teatri i fundit i luftës që do të ndodhte në Europë. Sulmi ndaj Ukrainës, është sulm mbi të gjithë botën e lirë. Ukrainasit nuk e filluan luftën, por ata po luftojnë heroikisht për tokën e të parëve. Zelensky është kthyer një mbrojtës i botës së lirë.”, tha Spiropali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb