Ky është një prej kujtimeve më të forta që tashmë gjyshërit dhe familjarët e tjerë do të kenë prej saj. Bëhet fjalë për ditarin e Anastasias së vogël, 14-vjeçarja e cila humbi jetën tragjikisht në një aksident, bashkë me prindërit dhe motrën.

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në News24, u lexuan pjesë të reja nga ditari i 14-vjeçares, e cila përmend udhëtimin drejt Shqipërisë, si dhe gjendjen shëndetësore të babait apo gatimet e nënës.

“I dashur ditari im, sot data shënon 15 dhe behari ka ardhur. Do të shkojmë për një muaj në Shqipëri, ah sa e lumtur jam. Dëshiroj që kur të shkoj në Shqipëri të dal dhe të blej shumë gjëra, babi do na blejë dhe një tabletë, por nuk e di nëse do e blejë, pasi babi e mami nuk kanë shumë lekë. Sot u mërzita shumë, pasi babi është sëmurë dhe mjeku i ka dhënë të pijë nga dy kokrra ilaçe. Sot hëngra një drekë të mrekullueshme, pasi gatimet nga duart e mamit tim janë më të mirat në botë”, shkruante Anastasia para aksidentit tragjik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb