ELBASAN

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:45, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”.

Aksidenti ndodhi pranë fshatit Mengël, ku automjeti që drejtohej nga shtetasi I. T., 20 vjeç, është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi A. D., 59 vjeç.

Si pasojë, është dëmtuar 59-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb