Një aksident me pasoja tragjike është shënuar në Peru.

Mediat e huaja shkruajnë, se një autobus pasagjerësh, humbi kontrollin e doli nga rruga, duke rënë nga shkëmbi 100 metra i lartë. Automjeti përfundoi i përmbysur pranë një përroi, e si pasojë, deri më tani 32 persona kanë humbur jetën, mes të cilëve dhe 2 fëmijë. 20 pasagjerë të tjerë mbetën të plagosur dhe po marrin trajtim në spital.

Të mbijetuarit ndihmuar ekipet e shpëtimit për të nxjerrë persona të tjerë, të mbetur në mjet. Mediat kanë mundur të sigurojnë dhe itinerarin e ndjekur të autobusit. Ajo ishte nisur nga Huanuco për në Lima.

Dyshimet e para rreth shkaqeve të aksidentit tragjik lidhen me shpejtësinë tej normës ose përgjumjes së shoferit. Aksidente të tilla në Peru janë shumë të shpeshta dhe shkaqet kryesore janë mungesa e infrastrukturës së rrugës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb