Një aksident i trefishtë është regjistruar sot në Fushë-Krujë.

Ngjarja ndodhi në aksin e vjetër Mamurras-Fushë Krujë. Nga të dhënat e para mësohet se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa 3 persona kanë mbetur të plagosur.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISE
Në aksin e vjetër Mamurras- Thumanë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Adriatikut”, janë përplasur 3 automjete, ku si pasojë kanë marrë dëmtime 3 shtetas, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: