Këngëtari i njohur Ermal Fejuzullahu gjatë ditës së sotme ka pësuar aksident me makinën e tij “Range Rover” bejne me dije mediat kosovare.

Ngjarja ka ndodhur tek menza e studentëve. Këngëtari nuk ka pësuar lëndime, përveç dëme materiale.

Kështu deklaroi Bajram Krsaniqi, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Po, në ora 18:30, tek semaforët tek menza e studentëve ka qenë një vet-aksident, nuk ka persona të lënduar”, tha Krasniqi për mediat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: