Një aksident ka ndodhur në Mat, një automjet ka përplasur katër këmbësorë të cilët kanë përfunduar në spital.

Policia njofton se është arrestuar drejtuesi i automjetit, Ylber Xhepavdia, 28 vjeç.

Njoftimi:
Aksidentoi 4 këmbësorë dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, lokalizohet, kapet dhe arrestohet 28-vjeçari.
Shoqërohet në Komisariat dhe një shtetas tjetër, i cili me mjetin e tij, ndihmoi të largonte nga vendi i aksidentit 28-vjeçarin.
Në vijim të informaciont paraprak, ku në vendin e quajtur ‘ish grumbullimi’, në Burrel, shtetasi Y.Xh., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, aksidentoi 4 shtetas (këmbësorë), dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, si rezultat i veprimeve hetimore dhe intensive të kryera nga shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe shërbimet e Policisë Rrëshen, u bë i mundur lokalizimi i vendodhjes, kapja dhe arrestimi i drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasit Y.Xh., 28 vjeç, banues në Mat.
Gjithashtu, u bë shoqërimi në Komisariat i shtetasit A.B., i cili me automjetin e tij, ndihmoi të largonte nga vendi i aksidentit shtetasin Y.Xh.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb