TIRANE– Aktori i mirënjohur Robert Ndrenika ka sulmuar ashpër gazetarin dhe analistin Andi Bushati, duke i dhënë kështu përgjigje për shkrimet e këtij të fundit lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Ndrenika akuzon Bushatin se ka shpifur ndaj tij, ndërsa e paralajmëron që mos t’i dalë përballë deri në 7 metra.

“PARALAJMËRIM !!! O “TI” And…Bushati (je Zotëri apo Zonjë? Nuk të dalloj dot gjininë!!!) MOS u merr me SHPIFJE kundra meje. Mos më dil përball deri ne 7 metra (se me tutje nuk shikoj mirë) Të intereson më shume si k analist i cquar që je të vazhdosh luftën intransigjente kundër komunizmit! Të bëj me dije se po të ndesha gjej vrimë ku të futesh !!! Se tashmë je rritur dhe nuk të nxe as “vend lindja” !!! Robert Ndrenika…dhe vazhdim..”, shkruan Ndrenika në ‘Facebook’.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb