“Nuk e di fare qëllimin, por ajo që ndodhi ishte e shëmtuar. Le ta respektojë, por para kamera është e qëllimtë”, kështu u shpreh artisti, kantautori Robert Aliaj në një intervistë në emisionin “Oponencë” në News24, ndërsa komentoi situatën mes aktorit Robert Ndrenika dhe Erion Veliaj, pasi aktori kur u zhvillua seanca e kryebashkiakut në administrative, puthi Veliajn në ballë.
Gjë e cila kjo solli reagime të shumta, disa prej të cilave ishin edhe kritike.
I të njëjtin qëndrim ka qenë edhe artisti Robert Aliaj, për të cilën tha se Robert Ndrenika dëmtoi më shumë mitin që kishte, duke u shprehur se ajo që ndodhi ishte e shëmtuar.
“Robert Ndrenika dëmtoi më shumë mitin që kishte. Ajo është sfida e artistit. Ky artisti që krijoi këtë legjendë dhe e rrëzon këtë. Art nuk është vegël që e përdor si të do prapanica. Arti është i shkëputur nga çdo gjë. Artisti nuk duhet të jetë në asnjë aspekt moralist, apo opozitar. Një artist ka vizionin e vet dhe nuk ka nevojë të futet në debate që të negociojë mendimin e vet. Ndrenika po ta marrim individualisht nuk ka bërë asnjë gabim. Si qenka njerëz dhe merr kamerat me vete, si ato bamirësit e Shqipërisë… T’i e di që po të filmojnë. Këta bamirësit shqiptarë që janë gjëja më lëtyre, shkojnë çojnë disa ushqime, dhe filmojnë me një qese disa kamera… nëse do të bësh bamirësi s’ka pse ta bësh aq me kamera”, tha ai.
