SHBA


Aktorja e famshme Anne Hathaway është bërë nënë për herë të dytë. Edhe pse lajmi nuk është bërë publik nga aktorja apo bashkëshorti i saj, Adam Shulman, Daily Mail ka publikuar disa foto që të lënë të kuptosh foto që fëmija ka ardhur në jetë.


Lajmin e pritjes së ëmbël, ajo e ka dhënë në korrik nëpërmjet një fotoje të postuar në Instagram, ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur.
Aktorja ka ndarë herë pas here foto gjatë shtatzënisë, ndërkohë që prej disa javësh nuk ka postuar më.


Madje, Anne s’ka dhënë asnjë detaj nëse ka lindur apo jo, por në fotot që po bëjnë xhiron e mediave, ajo shfaqet së bashku me djalin e saj 3-vjeçar dhe me bashkëshortin, i cili mban një kosh bebesh në dorë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: