TIRANE- Gjykata e Apelit ka dënuar me 5 vite dhe 3 muaj burg Ilir Kupën, ndaj të cilit rëndon akuza për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.
Togat e zeza lanë sot në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë. Ilir Kupa, një prej të dyshuarve si “Babagjysh”, për grabitjen e një qendre tregtare në Tiranë, vuan dënimin në burgun 302.
Për të arratisurin nga burgu i Trikallasë në Greqi, rëndon edhe akuza e vrasjes së dy policëve mbetur në tentativë. Një krim, sipas prokurorisë i ndodhur në kohën kur Ilir Kupa u arratis nga Trikalla. Nga burgu 302 ku ndodhet i izoluar, Kupa baba i dy fëmijëve të mitur pohoi disa ditë më parë për ‘Gazeta Shqiptare’ se kundërshton akuzën dhe kërkon që gjykatat e vendit të tij ti japin drejtësinë e munguar.
(ed.me/BalkanWeb)