Dani Alvesh vijon të qëndrojë në burg që prej 20 janari të këtij viti, teksa çështja e tij do të shkojë në Gjykatë në Barcelonë në muajin dhjetor.

Mediat spanjolle aludojnë se nëse akuza ndaj mbrojtësit brazilian do të vërtetohet, ai mund të përballet me një dënim të rëndë prej 12 vitesh burg.

Alvesh u akuzua nga një 23-vjeçare se e ka përdhunuar në tualetin e një klubi të njohur në Barcelonë. Vetë futbollisti ka mohuar vazhdimisht akuzat, duke theksuar se raporti seksual ka qenë konsensual mes të dyve. PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: