Dy gra akuzohen për vrasjen e Kim Jong Nam, gjysmë vëllait të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka njoftuar prokuroria e Malajzisë. Prokurori i Përgjithshëm është shprehur se gratë nga Indonezia dhe Vietnami do të akuzohen zyrtarisht dhe mund të përballen me dënim me vdekje. Gratë dyshohen se e kanë helmuar Kim Jong Nam me një substancë toksike duke i vënë një shami në fytyrë në aeroportin e Malajzisë më herët gjatë këtij muaji.

Ato janë shprehur se mendonin se po merrnin pjesë në një lojë televizive me kamera të fshehta. Prokurori i përgjithshëm është shprehur se asgjë nuk është vendosur deri më tani nëse do të akuzohet edhe një koreano verior, i cili gjithashtu mbahet nën arrest.

Dy gratë, Doan Thi Huong, 28 vjeç nga Vietnami dhe Siti Aisyah, 25 vjec, nga Indonezia janë mes 10 të dyshuarve, të cilat akuzohen se janë të përfshira në vrasjen e Kim Jong Nam. Mes të dyshuarve përfshihet edhe një zyrtar i lartë i ambasadës së Koresë së Veriut në Kuala Lumpur dhe një anëtar i stafit i linjës ajrore. Koreja e Jugut beson së të paktën katër të dyshuar janë spiunë të Koresë së Veriut.

Kim Jong Nam një kritik i fortë i familjes së tij në pushtet në Korenë e Veriut u helmua teksa po priste në aeroportin e Kuala Lumpurit më 13 shkurt. Ai u helmua me një sasi të lartë të një agjent nervor toksik dhe u nda nga jeta me dhimbje pas 15-0 minutash, ka njoftuar ministria e Shëndetësisë së Malajzisë ditën e diel.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: