TIRANË-Një person i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje është vënë në pranga nga policia e kryeqytetit ditën e sotme. Burime nga policia bëjnë me dije se kanë arrestuar shtetasin Bledar Shera i njohur si person me rrezikshmëri të lartë. Arrestimi i tij u bë nga një aksion i policisë Krujë dhe FNSH Tiranë. Shera në 30 nëntor qëlloi ndaj disa personave në fshatin Nikël.
(a.n/BalkanWeb)