Policia e Lezhës ka arrestuar vëllain e deputetit të PS-së, Eduard Ndreca, Armando Ndreca. Lajmi konfirmohet nga burime për BalkanWeb.

Arrestimi i tij është bërë pas një operacioni antidroge në këtë qytet, ndërsa akuzohet si i përfshirë në kultivim droge.

Deri më tani nuk dihen detaje rreth këtij operacioni, ndërsa ai u arrestua bashkë me dy persona të tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb