Në Paris po lind një çështje e re. Qëndrimi i Neymar te PSG nuk është diskutuar shumë herë në merkato, por tani duket se gjërat do të ndryshojnë.

Shkak për një situatë jo të këndshme janë bërë fjalë e Presidentit të parisienevë, Al Khelaifi dhënë për Le Parisien. Al Khelaifi dëgjohet teksa thotë: “Nëse do të kishte pasur disiplinë që nga ardhja e Neymar, nuk do të kishte qenë kështu”.

Kaq ka mjaftuar që braziliani të mendojë seriozisht largimin. Një dëshirë të tillë për divorc e kanë edhe vetë kampionët e Francës, por me një pagë mbi 40 milionë euro në sezon dhe me një kontratë deri në vitin 2027, diçka e tillë mbetet për momentin në kuadrin e të pamundurës.

Në sezonin e fundit, O’Ney është parë si një nga fajtorët për eliminimin e parakohshëm nga Champions League.

Uj
Uj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb