Kandidatja për deputete e PD në Tiranë, Albana Vokshi ka vizituar banorët e Laprakës.
Banorët i kanë shprehur shqetësimin se në këtë lagje s’ka as kopësht, as çerdhe, as shkollë, as ambulancë e as poste.

“Nuk kemi as kopësht, as çerdhe, as shkollë, as ambulancë, as poste. Paguajnë 60 mijë lekë në muaj për të çuar fëmijët në shkollë tek rruga e Durrësit. Paguajmë taksat, paguajmë gjelbërimin, pastrimin, taksë për infrastrukturën arsimire dhe jemi të braktisur, ndërkohë që jemi 1.5 km nga qendra e Tiranës.”- thonë të revoltuar banorët.

Vokshi thotë se Rama për 8 vite i la në baltë banorët e kësaj zone, dhe më 25 prill duhet të votojnë për një qeveri që mendon për ta dhe jo për një kryeministër që nuk mbajti asnjë premtim.

“8 vjet ju ka lënë në baltë.Në datën 25 e kanë kuptuar se nuk mund t’i japin më votën një kryeministri që i ka braktisur, që nuk ka bërë asgjë, një kryeministër që u fut dorën në xhep njerezve. Një kryeministër që nuk ka mbajtir asnjë premtim, nuk duhet të votohet. Banorët e kësaj zone dhe të gjithë vebdin duhet të votojnë për një qeveri që mendon për ta”- tha Albana Vokshi.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb