Lideri i bandës muzikore BTS, RM, ka publikuar një album solo të titulluar “Indigo”, ku përfshin bashkëpunime me Erykah Badu, Anderson, Paak, Mahalia dhe të tjerë.

RM, ose Kim Namjoon (emri i vërtetë) e ka quajtur albumin si “arkivin e fundit të 20-ave”, kjo lidhet dhe me emrin e adresës në Intagram.

BTS përveç se ka korrur suksese të njëpasnjëshme në rang global, cilësohen dhe si ambasadorët më të mirë të Koresë së Jugut, ku ka ndikuar në zhvillimin ekonomik të vendit dhe të turizmit.

Kujtojmë që në muajin korrik, një tjetër pjesëtar, J-Hope ka publikuar albumin e tij të parë solo të titulluar “Jack In The Box”. Ndërsa, Jeon Jungkook ka qenë pjesë e ceremonisë hapëse të “Kupës së Botës në Katar me këngën e tij “Dreamers”, e cila u cilësua si shpëtimtarja e Botërorit dhe më e bukura.

Këto zhvillime vijë si pasojë e pezullimit të aktivitetit muzikor, për shkak se duhet të përmbushin detyrat tyre ushtarake në përputhje me ligjin e Koresë së Jugut.

Edhe pse u përfol se ata mund të përjashtoheshin nga ky ligj, sërish të shtatë artistët vendosën që të kryejnë detyrën e tyre ndaj atdheut.

Army-ve (emri i fansave) u ngelet vetëm të shijojnë muzikën e tyre dhe të presin deri në vitin 2025, për ti parë të bashkuar të shtatë djemtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: