Aktori i nominuar për Oscar, Alec Baldwin, iu nënshtrua një operacioni. Këtë e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij Hilaria përmes një postimi në llogarinë personale në Instagram.

“Alec pati një ndërhyrje në legen…e vonuar shumë ”, shkroi gruaja e aktorit në një foto të përbashkët nga dhoma e spitalit.

“Kemi kaluar kaq shumë së bashku.., unë me të vërtetë dua që ju mos ta lini pas veten dhe dhimbjet kronike dhe të përmirësoni cilësinë tuaj të jetës”, shtoi Hilaria duke falenderuar mjekët, stafin dhe “njerëz të tjerë të mrekullueshëm që me kaq bujari i shërbyen atij “.

“Edhe ti! Faleminderit… ”, i është përgjigjur aktori postimit të bashkëshortes. Çifti kanë shtatë fëmijë së bashku dhe në fillim të këtij muaji Baldwin u bë gjysh për herë të parë pasi fëmija i tij i madh Irland lindi vajzën Holland.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb