Jack Ma, themeluesi i Alibaba dhe burri më i pasur në Kinë, do të heqë dorë nga drejtimi i kolosit të e-commerce. Ka qenë vetë ai që ka zbuluar lajmin sipas asaj që raporton New York Times, duke shpjeguar që do të japë dorëheqjen të hënën e ardhshme, për të ju dedikuar në të ardhmen vetëm aktiviteteve filantropike. Kompania e tij vlen rreth 420 miliard dollarë.

Ish mësuesi i anglishtes, Jack Ma, 54 vjeç, e ka nisur aventurën e tij në 1999, kur krijoi e-commerce, një treg që zhvillohej vetëm në tregun kinez. Pasi zbriti në Wall Street dy vjet më parë, Alibaba është sot një nga dy shoqëritë më të pasura në botë.

Në 2013 Ma dha dorëheqjen nga Ceo duke ja lënë vendin Daniel Zhang, që sot është kandidati më i madh për të marrë vendin e tij. ‘Është fillimi i një ere të re’, ka thënë Ma duke shpjeguar që do të mbetet në bordin e grupit, i destinuar si gjithmonë të bëjë rolin e mësuesit.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb