Kandidati i PD në qarkun e Fierit, Enkelejd Alibeaj ka takuar disa gjimnazistë të cilët janë votues për herë të parë.

Alibeaj i ka bërë apel këtyre të rinjve të votojnë për PD që të lehtësojnë të ardhmen dhe për një të ardhme të sigurt.

Ai madje ka kërkuar nga të rinjtë që të marrin të gjithë të njohur për t’i çuar tek kutitë e votimit në mënyrë që të reagojnë dhe pakënaqësinë ta shpresin me votë kundër kësaj qeverie.

 

ENKELEJD ALIBEAJ: Ju votoni per here te pare, s’e dini se c’eshte vota ende. Ne fakt ajo cfare keni  ne dore tani eshte, t’ia hiqni sikletin prinderve tuaj, qe nuk ua thone, qe t’ia fshini lotet, sepse ata e dine fare mire pa shkolle pa pune ku perfundoni, ka vetem nje menyre se si te hidhni hapin e pare, hapi i pare eshe shkolla, shteti eshte, qeveria, taksat qe na marrin t’ua kthejne juve per shkollim. Ajo cfare ne kemi ne programin tone eshte e thjeshte dhe ju duhet ta vleresoni. Beni llogarite e te ardhurave tuaja ne familje, ne qofte se ju rezulton se te ardhurat e familjeve tuaja jane deri ne 640 mije leke te vjetra ne muaj, shkolla juaj financohet nga shteti. Per familjet qe kane mbi 640 mije leke te vjetra gjysma e shpenzimeve te shkolles financohet nga shteti. Duhet t’iu ndihmoje dikush, duhet t’iu gjendet afer, t’iu instruktoje, t’iu beje praktike. Eshte ne planin tone qe per nje vit pas shkolles te keni praktike ta paguar prej 30 mije leke te reja ne muaj per 12 muaj dhe kete do ta beje qeveria dhe duhet ta beje qeveria.

GJIMNAZISTI: Më ka mbajtur këtu kjo fushata dhe shpresa për ndryshim se do kisha ikur

ENKELEJD ALIBEAJ: Fieri shquhet nga qytetet e tjera për një gjeë, arsimdashjen dhe iniciativën për biznes. Por drama më e madhe që i ka ndodhur qytetit dhe gjithë qarkut është shpopullimi.

GJIMNAZISTJA: Është gjëja më e vështirë se e kam përjetuar vetë. Mami ka ikur në Gjermani prej dy vitesh. Iku për të mirën tonë

ENKELEJD ALIBEAJ: Çfare do beje qe nena te kthehej

GJIMNAZISTJA: Gjithcka qe kam ne dore. Të votoj, kjo eshte gjeja me e bukur qe mund te bej per te.

ALIBEAJ: 25-a eshte moment qe juve do duhet te jeni te paret, merrni te gjithe njerezit me vete, keni motive shume te forta per te shkuar e per te votuar, mjafton kjo merrini  njerezit cojini te votojne, ta shprehin pakenaqesine te reagoje. Vota te cilen ju per here te pare do ta hidhni ka shume vlere. Flisni me prinderit tuaj flisni me veten dhe vendsoni, a do te vazhdoni te merrni rruget e te largoheni nga ky vend, apo te rrini ketu e te shkolloheni e te punesoheni dhe ta zbukruoni vendin, vendin tuaj shtepine tuaj”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb