23 Majin e vitit të shkuar, u shua Artan Lame, publicist, dashnor i historisë dhe koleksionist i objekteve që e dëshmojnë atë me simbole e shënjime, ne stema, fotografi e kostume. 2 ditë para përvjetorit, për të shënuar herën e fundit që ai foli me botën, familjarë e miq, u mblodhën për ta kujtuar. Gazetarja Anila Basha, njëherësh, një prej miqve më të afërt, kujtoi takimin e fundit me të, ku ai la testamentin e muzeut, që ende është një amaneti i mbajtur peng nga institucionet.
Artan Lame mbahet mend për kontributin e madh në trashëgiminë kulturore, idiolektin e veçantë, kujdesin ndaj uniformave, medaljeve, kartmonedhave, armëve, veshjeve, vulave, simboleve, flamujve e stemave. Qëmtuesi i historisë ne arkiva e në publicistikë, ai lë pas një plan që sot, kthehet në barrën e një amaneti: muzeu që shpërfaq koleksionet e jashtëzakonshme. Në një fjalim të ndjerë, e bija, tha se nuk do jetë muzeu i Lames, por muzeu Artan Lame, sepse muzeu ishte ai.
Me njw muze nw Një botim që sjell një pjesë të publicistikës, e risjell Lamen siç ishte, hokatar, ironik, i mençur gjer në çmenduri dhe i apasionuar gjer në pafundësi, ose siç tha e bija, bekimi e mallkimi i tij, ishte se qe i paarritshëm.
