Ambientalisti Sazan Guri me anë të disa statuseve të tij në “Facebook” ka shpjeguar se përse duhet që tani qytetarët të jenë më të qetë dhe të mos përhapet më aq panik, duke e shpjeguar situatën nga pikëpamja shkencore.

Pse duhet te jemi te qete tani pas termetit?!

Fillojme me Tiranen dhe tiranasit.

  1. Tirana nuk eshte zone sizmike
  2. Tirana ka shtrese lekundese (sedimente te shkrifta te kuaternarit jo shkembore, 2 milion vjecare), jo te trashe (rreth 20-30m).
  3. Tirana ka shtrese te forte mbajtese nen 20m me shkembinje te moshes Mesianin 7-8 milion vjecare rreth 1500m qe zbut ose mban lekundjet.
  4. Tirana vuan jehonen e termeteve qe vijne nga zonat tektonike Durres, Elbasan dhe Shkoder, qe dtth ajo nuk gjeneron vete Termete.
  5. Termetet qe vijne nga keto zona tektonike nuk mund te te jene me te medhenj se ata qe kishim.
  6. Termetet qe vijne nga perplasja e pllakave mund te japin termete me te medha se kjo qe kishim., si ne Kili, ne Japoni ose ne rrethin e zjarrte, po jo te japin zonat tona tektonike te mesiperme.
  7. Termetet jane ne zbutje dhe ne kohe shume me te vogel, kujdes ne kohe shume me te vogel dhe me ndertime ne Tirane pa shenja carje, qe dtth fli i qete te pakten ti o Tiranas”, shkruan Guri.

Sazan Guri argumenton se edhe në tërmete të fuqishme që kanë rënë më herët ndër histori në Shqipëri, kanë qenë tërmete me dy lëkundje të fuqishme, ndërsa më pas lëkundjet kanë ardhur në shuarje.

“Pse dy termete te forte qe japin dyshime dhe bejne qe te mos besohet me?

po a nuk kane qene dy termete si njeri tjetri, edhe ne vitet 1930 ne Durres me periudhe afersisht si kjo.

po a nuk kane qene dy termete si njeri tjetri edhe ne Berat me periudhe afersisht dy javore.

po a nuk kane qene dy termete si njeri tjetri edhe ne Fier e Roskovec, me periudhe afersisht dy javore.

po keshtu edhe ne Tepelene me 1927?

po keshtu edhe ne Durres ne vitet 200 e ca pas krishtit qe rrafshoi durresin.

po keshtu eshte edhe ne statistikat e botes per historine e termeteve.

Pra, kjo eshte ligjesia gjeologjike. Do hahemi me rregullat e natyrës”, shprehet Guri.

Për  Sazan Gurin, historia e tërmeteve nuk njeh lëkundje të fortë të tretë, kurse shton se tërmetet po ashtu gjunjëzohen përpara ndërtimeve me standarde.

“C’duhet te fiksojme fort?

  1. Historia e termeteve nuk njeh termet te trete.
  2. Termetet vijne ne shuajrje.
  3. Termetet u gjunnjezuan para ndertimeve me standarde.
  4. Termeti ne Durres do kohen prej te pakten 90 vjet qe te grumbulloje po kete energji.
  5. mblidhni mendjen per femijet, se sindroma apo semundja pas termetit eshte me e keqe se vete termeti.
  6. besojini ekspertit gjeolog se eshte e vetmja fushe me gjeresi bashkepunimi dhe jo shkence individuale, dhe jo deliranteve”, shprehet ambientalisti Guri.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb