SHBA

Protesta e 100-të radhazi është mbajtur në Portland të SHBA që kur George Floyd, një afro- amerikan u vra nga një polic i bardhë pasi i vuri gjurin në grykë.
Protestuesit nuk ishin aspak miqësorë teksa si shumë ditë të tjera tensione u shkaktuan nga hedhja e sendeve dhe molotovëve.

Motoja qëndron e njëjtë ”Black Liver Matter” teksa Policia reagoi me forcë ndaj dhunës duke arrestuar 50 protestuesë.

Por ndërkohë rasti i Floyd, është pasur nga ai i Jacob Blake që u plagos nga 7 plumba të një polici dhe ka shkaktuar edhe ky tensione dhe protesta nga Kenosha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb