Sulmet ndaj objekteve mjekësore, kanë për qëllim të përgatisin rrugën për forcat tokësore për të përparuar drejt pjesës veriore të qytetit të Aleppos, thuhet në një raport të fundit të Amnesty International.

Sulmet ajrore të forcave siriane dhe të Rusisë, që për cak kanë spitalet dhe objektet tjera mjekësore janë pjesë strategjisë së luftës në Siri, thuhej ndër tjera në raport, transmeton Telegrafi.

Amnesty International, pretendon se ka “prova të pakundërshtueshme” se janë kryer të paktën gjashtë sulme ajrore të qëllimshme ndaj spitaleve në provincën e Aleppos gjatë 12 muajve të fundit, ku mbetën të vrarë tre civilë, mesin e të cilëve edhe një personel mjekësor.

Ndërkaq, raportohet se më shumë se 44 persona kanë mbetur të plagosur nga këto sulme.

Gjatë 315 sulmeve ajrore mbi spitalet janë kryer nga forcat siriane dhe ruse, të cilët kanë shkelur sistematikisht të drejtën ndërkombëtare dhe humanitare.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: