Everton ka bërë një goditje të madhe në merkato pasi ka firmosur me yllin kolumbian të Real Madrid, James Rodriguez.

Në këtë transferim ka pasur një ndikim të dukshëm të teknikut italian Carlo Ancelotti me të cilin ka bashkëpunuar tek madrilenët.
29- vjeçari tashmë ka nënshkruar një kontratë 2- vjeçare teksa kjo do të jetë aventura e parë në Premier League.

Më parë ai ka luajtur në Portugali, Francë, Spanjë dhe Gjermani, ku në të gjitha ka shkëlqyer. Tashmë Premier League i është shtuar një tjetër yll.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb