TIRANË- Nëna e kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama, është operuar këtë të dielë në spitalin Amerikan në kryeqytet. Lajmi është bërë i ditur nga mjeku turk i cili ka kryer ndërhyrjen e nënës së kryeministrit.
Në faqen e tij në Facebook mjeku turk Baris Saygili ka publikuar dy foto me kryeministrin Rama dhe mjekët e tjerë, që kanë qenë në ekipin mjekësor që bëri ndërhyrjen. Në shënimin e fotos mjeku shkruan se fotot me kryeministrin janë bërë pas ndërhyrjes dhe se shpreson që Aneta Rama të bëhet më mirë. Nuk ka asnjë të dhënë për diagnozën e sëmundjes, por mësohet se ndërhyrja ka kaluar me sukses.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb