Analisti i njohur Andi Buashti ka reaguar me një postim në Facebook për aksionin e paligjshëm që IKMT nisi mëngjesin e kësaj të premteje në ambientet e ‘Prestige Resort’, në plazhi e Golemit.

Bushati ironizon aksionin e IKMT, duke i kujtuar qeverisë se në rastin e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, nuk arriti të gjejë fadroma për të ndihmuar në procesin e nxjerrjes së viktimave ose të plagosurve nga gërmadhat.

Sa fadroma çuan te Irfani s’kishin as për te nxjerre kufomat e tërmetit’, shkruan Bushati në Facebook.

Kujtojmë se nga tragjedia në fjalë humbën jetën në total 51 persona dhe mbi 3,000 vetë u plagosën, ndërsa qeveria kërkoi ndihmën e vendeve fqinje për t’i bërë ballë situatës.

Tjzjkoië O

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb