Më 5 nëntor 2007, Google së bashku me kompani të tjera teknologjike, si Sony, HTC, Samsung, Sprint, T-Mobile, Qualcomm dhe Texas Instruments, njoftuan zyrtarisht fillimin e krijimit të sistemit operativ Android. Edhe pse kaloi një vit që nga krijimi i telefonit të parë me sistemin Android (telefoni HTC Dream), mund të themi me siguri që data 5 nëntor është ditëlindja e sistemit operativ më popullor në botë.

Deri tani janë krijuar versione të ndryshme të sistemit operativ Android, të cilët kanë pasur secili një emërtim të veçantë. Versioni i parë, për shembull, u quajt Android Astro Boy. Pas tij u përdorën emërtime të tjera, si Ice Cream Sandwich, Bender, Jelly Bean, Lolllipop, Marshmallow etj. Android ka evoluar gradualisht nga një softuer i papërpunuar në një sistem operativ shumë të sofistikuar, që ka pasur sukses në çdo aspekt.

Shpresojmë që 2016 të jetë më fitimprurës për Google-in dhe ekipin e Android, me në krye inxhinierin Hiroshi Lockheimer. Gjiganti i kërkimit do të zbulojë versionin e ri Android N vitin e ardhshëm, ndoshta gjatë eventit I/O 2016.
(ed.me/krokodili/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: