SHBA

Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë qenë një ndër çiftet më të dashur të Hollivudit. Ata u ndanë në shtator të vitit 2016 dhe që prej asaj periudhë ata nuk janë parë asnjhërë më bashkë.

 640 0 5c5371e47c573
640 0 5c5371e47c573

Divorci i tyre bëri shumë bujë dhe pas kësaj ata nuk kishin aspak marrëdhënie të mira. Por pak ditë më parë ata janë fotografuar bashkë.

Mediat ndërkombëtare kanë nisur të aludojnë për një rikththim por nga ajo që shihet në fotot e publikuara takimi është bërë në një zyrë ligjore më 30 janar.

Brad dhe Angelina kanë qenë bashkë në një takim prej tri orësh, në të cilin mendohet se kanë diskutuar kujdestarinë e gjashtë fëmijëve.
Askush nuk e kishte parë çiftin gjatë këtyre dy viteve që nga divorci. Mendohet se të pranishëm në takim kanë qenë edhe përfaqësuesit ligjorë të tyre.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb