Angelina Jolie vazhdon luftën për të marrë kujdestarinë e fëmijëve të saj. Në dokumentet e reja të prezantuara në gjykatë, në lidhje me diskutimin e shkakut të divorcit, artistja ka thënë që ka prova të dhunës në shtëpi nga ana e ish bashkëshortit Brad Pitt dhe që është gati të sjellë fëmijët në gjykatë për të dëshmuar kundër tij.

Dy vjet nga ndarja e tyre, shkaku i divorcit është ende në lojë, njësoj si kujdestaria e fëmijëve të tyre. Jolie ka ofruar dëshminë e gjashtë fëmijëve të tyre: Maddox (19 vjeç), Pax (17), Zahara, (16), Shiloh (14) dhe të binjakëve Knos dhe Viviene (12).

Jolie dhe Pitt janë ndarë në shtator të 2016 pas dy viteve martesë. Të dy aktorët u dashuruar në 2004, pasi u njohën gjatë xhirimeve të “Mr. e Mrs. Smith”, por vetëm në 2019 kanë deklaruar se janë ligjërisht singel.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb