ANGLI

Një shqiptar është dënuar me 12 muaj burg në Angli. Mediat vendase raportojnë se bëhet fjalë për 39-vjeçarin Shpëtim Hysenlikaj, i cili qëndronte ilegalisht në tokën e Mbretërisë së Bashkuar.

Shqiptari akuzohet për rritje dhe kultivim të lëndëve narkotike, kryesisht kanabis në zonën e Gloucester. Prokurori i çështjes, Brendan Moorhouse është shprehur se çdo dhomë e shtëpisë ishte  konvertuar dhe shërbente për prodhimin dhe rritjen e kanabisit, raporton BalkanWeb.

Policia britanike arrestoi shqiptarin nëntorin e vitit  të kaluar, ndërsa gjatë kontrolleve atij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mbi 160 rrënjë kanabis, i cili ishte në faza të ndryshme të zhvillimit. Sipas përllogaritjeve, nëse droga do të dilet në tregun e zi kapte shifrën  e 132,720 euro.

Në gjykatë avokati mbrojtës  tha se shqiptari punonte si “kopshtar” dhe vështirësitë për të përballuar jetesën e detyruan të ndërmarrë këtë rrugë, raporton BalkanWeb.

Shqiptari
Shqiptari

“Ai është një shqiptar që erdhi këtu verën e vitit që lamë pas. Ai nuk kishte mundësi të punësohej. Në këto kushte nuk kishte mundësi të mbulonte shpenzimet e jetesës. Për këtë arsye u detyruar që të punonte aty dhe të siguronte një strehë. Anëtarë të tjerë të komunitetit shqiptar e shfrytëzuan. Duke qenë në një situatë të vështirë, ai ishte përdorur”, tha avokati.

Por pavarësisht deklaratës mbrojtëse nga ana e avokatit, gjykatësi ishte i prerë duke thënë se 39-vjeçari nuk ishte i mitur që të përdorej nga të tjerët dhe se pretendimet e tij nuk qëndrojnë.

“Ai nuk është i mitur që të përdorej nga të tjerët. Pas përfundimit të dënimit ai do të dëbohet nga Britania si një kriminel i huaj”, theksoi ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb